Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi se do të dalin me kandidatë të përbashkët me PD në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
“…Në mënyrë të padiskutueshme. Për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, rivendosja e demokracisë vendore që është zeruar nga Rilindja, 100% të pushteteve Rilindja, në katër vite u kthyen në një bunker të vërtetë në raport me qytetarët. Zero transparencë dhe vetëm pasoja.
Shikoni pagat që janë për bashkinë. Për bashki kanë mbaruar mastera dhe kanë rrogat nga 200 e ca mije leke, se ata të ERE i kanë nga 4-5 milionë.
Se shtojnë vetëm vende pune për t’i mbajtur peng njerezit. I kanë kthyer bashkite në vende punësimi, por punësim për ti mbajtur njerëzit varur se ajo është lëmoshë jo pagë, kjo skemë është në gjithë Shqipërinë.
Ka shumë më tepër të punësuar në pushtetin vendor nga Rilindja sot se sa ka pasur në 400 e ca bashki dhe Komuna.
Se është vetëm psikologjia e klientelizimit dhe marrjes peng me rroga absurde për efekte elektorale.
Sa i takon asaj me po, po, opozita duhet të dalë në gjithë Shqipërinë me kandidat të përbashkët.
Kjo është më e mira për situatën se jemi në kushtet e një shteti mafioz opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar”, tha Meta. Në kushte të tjera, vijoi ai, do ishte e mira me sa më shumë kandidatë. Por, sipas Metës, sot nuk jemi në kushte demokratike.
“Jemi në kushte që opozitës as nuk i lejohet të vonohet, as të mos bashkohet as të mos koordinohet…
Partia e Lirisë është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës, edhe për rezultatin e saj, por këshillat bashkiakë do kthehen në parlamente të fuqishme vendore shumë shpejt”, tha ai. Deklarata e Metës vjen një dite pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se do të bashkëpunojë ngushte me PL por ne te njëjtën kohë u shtynë edhe rregullat për primaret në PD për zgjedhjet lokale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje