Politike

Kritikoi rikthimin e Berishës në PD, Alibeaj e Bardhi takim me deputetin gjerman Krichbaum

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi janë ftuar në një vizitë zyrtare në Berlin ku patën diskutime me deputetin e CDU/CSU në Bundestag Gunther Krichbaum.

“Sëbashku me Enkelejd Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me @GuntherKrichbaun mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar PD  si alternativë qeverisëse. Partneriteti i PD me BE dhe veçanërisht grupin parlamentar të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurtë drejt të ardhmes europiane të vendit”, shkruan Bardhi në Twitter.

Kjo është vizita e parë zyrtare e grupit parlamentar të PD-së jashtë vendit me saktë e asaj pjese që nuk i është bashkuar Rithemelimit dhe strukturave të ngritura nga Sali Berisha.

Pak kohë më parë, deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian u shpreh se ai do të vijonte të mbështeste PD-në, por vetëm nëse kjo e fundit nuk do të kishte kthim pas, duke nënkuptuar nëse PD do të drejtohej nga Sali Berisha.

“Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara…”, u shpreh ai pak muaj më parë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë