Edona Bilali u zhvendos një ditë më parë nga kryesia si drejtuese politike e PS-se për qarkun Shkodër. Në vend të saj u emërua Elisa Spiropali.
Rama nuk dha shpjegime konkrete për zhvendosjet apo zëvendësimet kur u pyet nga media duke e konsideruar një çështje të brendshme të partisë.
E tillë ka qenë edhe cështja “Bilali” e cila sa duket nuk ka mundur të mbajë nën fre PS-në e Shkodrës dhe klanet e krijuara aty kryesisht në Këshillin Bashkiak.
Bilali doli edhe për raste konkrete kur nënvizoi se anëtarët që bojkotojnë mbledhjet nuk përfaqësojnë PS-në.
“Nuk është hera e parë që ka mos-dakordësi për vendime të cilat duhen të merren brenda këshillit. Një pakicë sheh interesat e veta, jo të mirën publike. Ata nuk janë Partia Socialistë as kjo qasje nuk është qasje e PS-së në Shkodër. PS nuk do të vinte kurrë interesin e qytetarëve para një interesi partiak. Në rastin konkret nuk ka interes partiak, se mos dhënia e ndihmës ekonomike është në kulmin e humanes dhe njerëzores. Revolta ishte për faktin e ndihmës ekonomike. Nuk duhet të bojkotosh mbledhjen. Një qasje e tillë nuk përfaqëson PS-në”, tha Bilali për “Euronews”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje