Politike

Rriten pagat për policinë, zjarrfikësit, Gardën dhe administratën. Rama: Ai që ka më pak, mbështetet më shumë

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka vendosur të rrisë pagat për punonjësit e policisë së shtetit, të të gjithë kategorive. Rritje do të ketë edhe policia e burgjeve, Garda e Republikës, zjarrfikësit dhe punonjësit e administratës publike, me një përqindje të caktuar sipas fushës ku ata janë punësuar. Sipas kryeministrit kjo është një masë mbështetëse si përgjigje ndaj inflacionit të rritur.

“Këto vendime hynë në fuqi menjëherë dhe paga e ardhshme do të jetë ajo e rritura”, tha kryeministri Rama duke përmendur se misioni është që ai që ka më pak, të mbështetet më shumë.

Kreu i qeverisë ritheksoi dhe njëherë që sfida është të mos preket çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky menaxhim sipas tij, ka sjellë dhe inflacionin më të ulët në vend në krahasim me rajonin.

“Ne do të shikojmë dhe dinamikën e kursimit dhe i bëj thirrje të gjithëve që të kursejmë. Jo vetëm se paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji. Kjo është pyetja”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë