Politike

Ku gaboi Ahmetaj që e hoqi? Rama: S’e bëra unë, vendimi lidhet me organizimin për zgjedhjet   

A ka lidhje me hetimin për inceneratorët, apo ndonjë vendimi për shpalljen non -grata? Kryeministri Edi Rama u bezdis kur media e pyeti nëse ishin ato arsyet e largimit të Arben Ahmetajt nga drejtimi i grupit të punës për qarkun Vlorë, hapi i dytë ky pas shkarkimit të tij nga detyra e zv-kryeministrit.

Rama i cilësoi përralla përfoljet, duke nënvizuar se largimi i  Ahmetajt është çështje organizative me vendim të një skuadre dhe jo atij.

LEXO EDHE:
– A është vendosur në qoshe Arben Ahmetaj, në pritje të një grushti tjetër nga Rama
– PS nis fushatën/ Kryesia ndryshon drejtuesit në nivel qarku: Ikën Arben Ahmetaj, rikthehet Pandeli Majko
– Pse u shkarkua Arben Ahmetaj?/ ‘Ose punoni bashkë, ose ju fshij…’ Lufta e bërrylave në PS dhe mesazhi i Ramës për të vetët
– U zhvendos nga Spiropali në Shkodër, Bilali: Një pakicë po sheh interesat e veta

“… Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas cdo vendimi e hapi, qëllime që nuk ekzistojnë. Natyrisht që është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh që për hir të lirisë së mediave, të spekulohet deri në ekstrem me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë nga qëllimi për të bërë lajm apo shpifur. Nuk di çfarë të them, Zoti i paftë të gjithë dhe të kujdeset për të gjithë. E vërteta e ka akoma më të vështirë të përçajë në këtë rrugë ku sundon gënjeshtra. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative, i kemi bërë gjithmonë. Këto nuk kanë lidhje fare, kush jam unë në fund të fundit…”, tha Rama, duke përcjelle me pas leksione ekipi

“Se si organizohet një skuadër, është e drejta e skuadrës, nuk është e tifozëve dhe spektatorëve. Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka që të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq? Kur secili jep maksimumin, bëhen dhe riorganizime. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka të bëjë me përrallat e tjera”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë