Bota

‘NYT’ zbulon telefonatat e ushtarëve rusë: Putin është idiot! Do ta humbim luftën

Gazeta Si – Janë publikuar disa dokumente audio, në të cilat disa ushtarë rusë të dërguar për të luftuar në Ukrainë, sulmojnë presidentin Putin dhe shprehin të gjithë dekurajimin e tyre.

Dokumentet e publikuara nga gazeta amerikane “New York Times” me biseda telefonike mes disa ushtarëve në shërbim të Moskës.

Një ushtar thotë: “Ne jemi në Bucha. Mbrojtja jonë është bllokuar, ne po e humbim këtë luftë. Na kanë urdhëruar të vrasim të gjithë ata që shohim. Putini është një idiot. Ai dëshiron të marrë Kievin, por nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë”.

Një tjetër i kthehet nënës së tij kështu: “Kjo luftë është zgjedhja më e keqe e qeverisë sonë. Kur do të përfundojë e gjithë kjo? Putin? Dreqi ta marrë…”.

Gruaja përgjigjet se në Rusi mediat thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”.

Bisedat telefonike, sipas mediave ndërkombëtare, janë analizuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe japin masën e humbjeve që forcat e armatosura ruse po regjistronin në fillim të luftës.

Një ushtar nga Regjimenti 331 Ajror shpjegon se i gjithë batalioni i dytë prej 600 ushtarësh ishte “fshirë”.

Një tjetër, duke folur me një të afërm për numrin e të vdekurve, thotë se një në tre ushtarë në regjimentin e tij ka vdekur.

Ndërkohë, në kufirin ruso-kazak, në rajonin jugor rus të Astrakhanit, së shpejti do të ngrihet një pikë kontrolli për të monitoruar dhe regjistruar të gjithë ata që përpiqen të largohen nga Rusia me rrugë tokësore.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet rajonale. Zyra e regjistrimit do të ngrihet në pikën e kontrollit në postbllokun Karauzek, në territorin e rajonit të Astrakhanit, ku “është krijuar një bllokim trafiku shumë kilometra i gjatë për shkak të numrit të madh të burrave në moshë ushtarake që presin të largohen”, – shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Radhët e makinave janë të atyre që përpiqen t’i shpëtojnë mobilizimit të vendosur nga Kremlini.

Nga ana tjetër, Finlanda ka miratuar një ligj që do të bllokojë kufirin e saj për rusët që duan të largohen nga vendi i tyre me viza turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë