Gazeta Si – Shkatërrim katastrofik, mbi 2.6 milionë banorë pa energji elektrike dhe të paktën 17 të vdekur.
Ky është bilanci i parë i kalimit të uraganit “Ian” në Florida, edhe pse ka shumë njerëz të bllokuar dhe rreziku është që situata të jetë shumë më dramatike.
“Mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës, pasi dëgjojmë raporte për humbje të konsiderueshme jetësh”, paralajmëroi presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Shtabi i Mbrojtjes Civile të SHBA. “Në momente si këto, Amerika bashkohet dhe do të bashkohet si një ekip”, shtoi ai.






Pasi goditi Kubën, “Ian” zbarkoi në Cayo Costa, pranë Fort Meyers, si një nga uraganet më të dhunshme që goditi ndonjëherë SHBA-në, me erëra prej 240 km në orë.
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, ai humbi forcën dhe u ul në një stuhi tropikale, por më pas “Ian” u kthye sërish në një uragan të fuqishëm.
Guvernatorët e Virxhinias, Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut kanë shpallur tashmë gjendjen e jashtëzakonshme.
Viktima e parë e konfirmuar në Florida u regjistrua në Volusia County, në bregun lindor: sipas autoriteteve bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar, “i cili doli për të zbrazur pishinën e tij gjatë stuhisë”.






Por më pas, numri i të vdekurve u rrit në 15, ndërsa mbi 500 njerëz u shpëtuan në qarqet Charlotte dhe Lee.
Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur njëzet pasagjerë në një anije emigrantësh që u përmbys të mërkurën pranë arkipelagut Keys, pak larg nga trajektorja e uraganit.
“Nuk kemi parë kurrë përmbytje si kjo”, tha guvernatori Ron De Santis. “Disa zona si Kepi Coral, qyteti i Fort Myers, janë shkatërruar”, vazhdoi ai, duke i quajtur dëmet “historike”.
Seksione të të paktën dy urave në bregun jugperëndimor, Sanibel Causeëay dhe Pine Island Bridge, të cilat lidhin kontinentin me dy ishuj pranë Fort Myers, janë shkatërruar dhe do të kërkojnë “rindërtim strukturor”, shpjegoi De Santis.






Guvernatori republikan foli në telefon me presidentin Biden për të diskutuar hapat që po ndërmerr administrata për të mbështetur Floridan në përgjigje të uraganit dhe presidenti njoftoi se do të dërgojë drejtorin e Fema Deanne Crisëell në vend për të vlerësuar dëmin.
Biden do të shkojë gjithashtu në Florida, siguroi ai, kur ta lejojnë kushtet. Përveç kësaj, ai e ka shpallur Floridan një gjendje fatkeqësie natyrore dhe ka ndarë fonde federale për të ndihmuar qarqet më të prekura.
Ndihma përfshin grante për strehim të përkohshëm dhe rinovime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar pronat e pasiguruara dhe programe të tjera për të ndihmuar sipërmarrësit për të marrë veten nga pasojat e fatkeqësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje