Ushtria e Ukrainës është futur sot në qytetin Liman të rajonit të Luhanskut pas një lufte të ashpër dhe një rrethimi disa ditor. Gjithçka është duke ndodhur në kuadër të kundërofensivës ukrainase në lindjen që mbahet e pushtuar nga rusët, shkruan abcnews.al.
Rimarrja e këtij qyteti ndodh vetëm 24 orë pasi Putini shpalli aneksimin e zonave lindore të Ukrainës duke kërcënuar me sulm bërthamor këdo që do të “guxonte të shkelte sovranitetin e Rusisë”.

Në fakt, Liman është një qytet ukrainas dhe kështu njihet ndërkombëtarisht pavarësisht pretendimeve të rusëve.
Megjithatë, ekspertë të sigurisë janë duke bërë ironi tashmë me pretendimet e Putinit duke theksuar se nëse është kështu, pra që Luhansku është pjesë e Rusisë, atëhere Ukraina sapo ka marrë qytetin e parë rus dhe tashmë Kremlini duhet të nisë një sulm bërthamor.
Por a do ta bëjë Putini këtë? Shërbimet sekrete amerikane theksojnë se nuk ka ndonjë aktivitet të shtuar të forcave bërthamore të Rusisë, ndërsa britanikët i tremben realisht një çmendurie nga Rusia.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)

Lini një Përgjigje