Gazeta Si – “Putin ndaloi luftën”. Ky është apeli që Papa Françesku i ka drejtuar kreut të Kremlinit.
“Së pari i drejtohem Presidentit të Federatës Ruse, duke e lutur që të ndalojë, edhe për dashurinë e popullit të tij, këtë spirale dhune dhe vdekjeje”.
Duke folur me besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa i bëri thirrje gjithashtu edhe presidentit ukrainas Zelenskij, duke e ftuar atë “të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes”.
“Sa gjak duhet të derdhet akoma, sepse ne e kuptojmë se lufta nuk është kurrë zgjidhje. Po për faktin se njerëzimi është përballur edhe një herë me kërcënimin atomic, është absurde, – vazhdoi Papa. – Në emër të Zotit dhe në emër të ndjenjës njerëzore që banon në çdo zemër, rinovoj apelin tim për një armëpushim që të arrihet menjëherë. Nisni armëpushimin dhe kërkoni kushtet për fillimin e negociatave të afta për të çuar drejt zgjidhjeve jo të imponuara me forcë”.
“Më vjen thellësisht keq për situatën e rëndë që është krijuar ditët e fundit, me veprime të mëtejshme në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, – vijoi Ati i Shenjtë. – Kjo situatë rrit rrezikun e një përshkallëzim bërthamor, deri në pikën e rritjes së frikës për pasoja të pakontrollueshme dhe katastrofike në mbarë botën”.
Papa Françesku u bëri thirrje të gjithë protagonistëve në skenën ndërkombëtare dhe liderëve politikë të kombeve, të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme.
“Pa u përfshirë në përshkallëzime të rrezikshme dhe për të nxitur e mbështetur iniciativat e dialogut. Ju lutem, – shtoi ai, – le të thithin brezat e rinj ajrin e shëruar të paqes, jo ajrin e ndotur të luftës, që është çmenduri!”.
“Pas shtatë muajsh armiqësi, – tha përsëri Françesku, – duhet të përdoren të gjitha mjetet diplomatike, edhe ato që nuk janë përdorur deri më tani, për t’i dhënë fund kësaj tragjedie të tmerrshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje