Partia Demokratike (ajo që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj në Kuvend) publikoi dy opsione për ndarjen territoriale. Synohet heqja e qarqeve si term dhe ndarja e Shqipërisë në rajone.
Opsioni i parë përfshin: 6 Rajone, Rajoni Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajoni Kukës-Dibër; Rajoni Gjirokastër-Berat; Rajoni Fier-Vlorë dhe Rajoni Elbasan-Korçë.
Opozita përmes ekspertit Agron Haxhimaili propozoi gjithashtu që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.
“Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për reformën. Analizat janë të përpunuara nga unë. Së pari propozoj politika gjithëpërfshirëse që i kanë ndjekur edhe vendet e tjera që kanë bërë reforma të tilla.
Një përmbledhje e këtij raporti na tregon që Shqipëria ka shanse të mëdha të rrisë efikasitetin e shërbimeve te qytetarët, të rrisë pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen, kjo arrihet me pak ndërhyrje.
Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit.
Çfarë rekomandojmë?
1- Modeli i pushteti vendor. Bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele dhe të përforcojë qeverisjen me shumë nivele
2- Organizimi territorial I nivelit të parë, riorganizimi I bashkive aktuale, dhe krijimin e bashkive të reja. Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do I hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone.
3- Shqipërisë i duhet ligji për referendumet lokale
4- dyfishim të transfertës së pakufizuar që i jepet bashkive pra nga 1 % që është në 2%
5-Për bashkinë e kryeqytetit, duhet një status të veçantë
6-Qeveria të rikthejë ministri të dedikuar për pushtetin vendor’- tha Haxhimaili.
Propozohet gjithashtu rritja e numrit të bashkive nga 61 që janë sot në 94.
Për pasojë edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.
Aktualisht janë 1607 këshilltarë. Me rritjen e numrit të bashkive, numri i tyre pritet të shkojë në 2114.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje