Deputetët e PD, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi i kërkuan grupit të kolegëve demokratë që të nxisin Gjykatën e Apelit të marrin një vendim për statusin e Partisë Demokratike, pas ankimimit që ka bërë Enkelejd Alibeaj.
“Ky vendim ka interesa të caktuara, nuk e di kush i ka por për ne deputetët e thjeshtë nuk kemi asnjë interes që ky vendim të zgjatet”, tha deputeti Sula.
Ata kanë kërkuar që gjykata të shprehet me vendim sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht se cila do jetë vendimmarrja.
“Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit te shkalles se pare. E patolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i beja thirrje gjithë deputetëve të PD të jemi para gjykatës së Apelit nesër ose pasnesër jo që të diktojmë në dhënien e vendimit, se ne nuk na intereson në ç’krah është vendimi, por na intereson shpejtësia që PD mos të rrijë më në agoni”, tha deputeti Sula.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje