Politike

Polemika për kreun e FRPD/ Muçollari: Besart Xhaferri u zgjodh pa votë kontestuese

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, përcolli të dhënat zyrtare të shpalljes së kreut të ri të FRPD. Kryetar i saj do të jetë Besart Xhaferri edhe pse zgjedha e tij është shoqëruar me proces kontestues nga të rinjtë e FRPD. Në media janë publikuar deri edhe lista fiktive anëtarësh që janë rregjistruar si votues.

“Të gjashtë kandidatët në garë janë përfaqësuar edhe nga 287 vëzhgues

Vlen të theksohet se i gjithë procesi është administruar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. 

Gjithashtu  gjatë procesit të votimit, dhe deri në tani, nuk ka patur asnjë ankesë nga vëzhguesit apo kandidatët në rrugë zyrtare.

Sa i takon pjesëmarrjes dhe elementëve të saj, në votime kanë marrë pjesë 9470 votues dhe 73 vota janë gjetur të pavlefshme”, tha Muçollari.

Rezultati zyrtar i zgjedhjes së kreut të FRPD

1 Alesia Balliu 186 vota

2 Arnold Kariqi 1683 vota

3 Artion Barjamaj 528 vota

4 Barbara Doda 452 vota

5 Besart Xhaferi 5256 vota

6 Maringlend Doçi 1292 vota


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë