Politike

“Hakerat” debate në Parlament, Rama: Lista me ministrat, montazh qesharak

Të dhënat e fundit të nxjerra nga hakerat iranianë në sistemin Memex ishin pjesë e debateve në Parlament.

Kryeministri Edi Rama pati një ndërhyrje pas deklaratës së lëshuar nga deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj në lidhje me këtë çështje, duke e cilësuar listën e nxjerrë me ministrat Niko Peleshi, Elisa Spiropali dhe të ish-ministres Mimi Kodheli si fotomontazh.

“Nuk ka terren më pjellor për çdo lloj veprimi dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, sesa portalet dhe sesa ju. Falë gjithë kësaj fuqie në këtë llloj tubacioni llumi, mund të bëjë hajgare çdo lloj gallataxhiu e çdo lloj hakeri se menjëherë ngriheni në këmbë; jo po cilat janë lidhjet e krimit me këtë e me atë, duke parë fotomontazhe”, tha Rama në seancën parlamentare.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se “ajo që ka dalë nuk është sistemi Memex i Ministrisë së Brendshme. Kaq e thjeshtë është. Edhe duhet të kalojë e gjithë dita duke u torrollis gjithë opinioni publik që ndjek këto lloj  burimesh, duke dëgjuar gënjeshtra dhe konspiracione nga më absurdet, por faktikisht është një e pavërtetë nga fillimi deri në fund”.

Kreu i qeverisë insistoi dhe një herë se sulmi kibernetik nuk ia ka arritur qëllimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë