Politike

Rama: PD ka marrë para ruse, ata që sot shajnë e hedhin baltë, dje betoheshin për “virgjërinë” e Lulit

Nga foltorja e Parlamentit, Rama foli dhe për debatin e hapur mbi financimet ruse te PD-së. Ai akuzoi Berishën se dikur betohej për “virgjërinë” e Lulit, por ndërkohë tani kundërshtonin të vërtetën dhe faktet.

“Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte unë, apo ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën? Problemi është që kur ishit të lidhur bashkë, të dy mendonit se lidhjen e kisha unë me Sorosin. Tani ju u ndatë edhe njëri është me kurriz nga tjetri po puna është që unë jam përballë të dyve. Meqë iu referove amerikanëve, se ju keni dhe një hall të madh; ju kur flisni për amerikanët i përdorni kundër njëri-tjetrit. I keni bërë si Guri tek filmi ‘Mëngjese lufte’, ‘hajde Guri, hajde Guri’”, theksoi Rama.

Por deputeti demokrat, Edmond Spaho në një reagimet e tij në Parlament, hodhi poshtë më mënyrë kategorike se paratë rusë kanë hyrë në arkën e PD-së.

“Në PD as kanë hyrë dhe kanë dalë para ruse apo oligarkësh. Fjalët e shumta fukarallëk. Personi që ka marrë paratë duhet të ketë kurajo të dalë dhe të thotë të vërtetën e kësaj historie. Ligji të kërkon që kur merr para t’i deklarosh. Mos ta hedhim topin nga një portë në një tjetër, nëse duam që ta zgjidhim këtë” tha Spaho.

Deputeti i PD Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar financimin rus në PD duke kritikuar qeverinë se nuk i ka marrë masat e duhura.

“Nëse kanë penetruar para ruse, të bënte mbledhje e diskutim real në parlament, të adresohet propozimi. Të bëjmë një ligj që ashpërsohet. Nuk duhet të përdoret kush ka marrë. Të kërkojë ndonjë qindarkë në xhepat e ndokujt këtu për para ruse ose jo”, tha Salianji.

Ai foli  dhe për ndërtimet pa leje dhe tenderimet e rrugëve. Sipas tij, përgjegjës për ndërtimet pa leje në Tiranë është kryeministri Edi Rama.

“Projektin Qukës-Qafë Plloç nuk e çoni dot deri në fund. Meqë jemi të rrugët, një denoncim tjetër është rruga Kardhiq-Delvinë, dyfishim i kostove këtu. Sot ishte në prokurori ish-drejtuesja e ARRSH. E inkurajojmë prokurorinë dhe besoj se do shkojë deri në fund. Këta janë të njëjtët oligarkë që bëjnë edhe pallatet në Tiranë, nuk u shkon policia e shtetit, as IKMT, që është i pafuqishëm kryeministri, janë të pafuqishëm ministrat dhe që është e pafuqishme qeveria”, tha Salianji në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë