Politike

PD dhe PL interpelancë ERE-s: Iu bind Ramës për çmimin e energjisë

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë kërkuar interpelance me ERE-n për çmimin e energjisë.   

“Kemi thirrur ERE-n në Parlament, që të japë llogari për vendosjen çmimit të energjisë pesë fish më të lartë pas 800 Kë për qytetarët. 15 deputetë të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike së bashku, kemi thirrur ERE- n të tregoje publikisht në Parlament se pse ju bind urdhrit politik të Edi Rames për të pesëfishuar çmimin për qytetaret.

Provokimet neveritshme të Edi Rames ndaj qytetareve dhe presioni i tij me energjinë gjetën mbeshtetjen e ERE-s, e cila me Ligj duhej të ishte barrierë dhe jo ortak i tij.

Aksioni i opozitës për llogaridhënie dhe nxjerrjen e përgjegjësive në emër të qytetarëve nuk do të ndalet”, shkruan deputeti i LSI-së, Petrit Vasili në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë