Deputeti Dashnor Sula i shoqëruar nga Saimir Koreshi Arbi Agalliu dhe Andia Ulliri ishin në Gjykatën e Apelit për të kërkuar përshpejtimin enshqyrtimit të vendimit për statusin e PD-së.
Sula deklaroi për mediat se nga sa ishin informuar çështja nuk është planifikuar fare për gjykim, duke kërkuar të paraqesin një shkresë për përshpejtimin e gjykimit.
“Ne nuk morën asnjë informacion. Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. Korreshi do paraqesë dhe një shkresë që kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Ne na intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët.

Nëse do caktohet ‘Rithemelimi’ ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Nëse i keni ndjekur prononcimet e tjera kam hedhur idetë që në primaret të mos votojë vetëm anëtarësia. Unë jam për të pasur një hap më të gjerë.

Duhet të votojnë jo vetëm anëtarësia por do të kemi sa më shumë përfaqësues për të votuar dhe qytetarë të thjeshtë për të dalë kandidati më i mirë. Do të kërkohet një vullnet i përbashkët i dy palëve. E kam parë preokupimin që të jemi me kandidatë të përbashkët. Ne jemi në një realitet që kërkojmë një gjykim të këtij ankimi. Nëse kjo trupë gjyqësore ka pengesa nga aktorë të tjerë kjo është tjetër gjë. Nuk shikoj asnjë arsye pse ky gjykim vonohet”, tha Sula.

“Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Ne nuk do të presim fund. Ka aktorë të caktuar që kanë interesa”, vijoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje