Pavarësisht kontestimeve në rrjetet sociale, (asnjë ankesë nuk u depozitua në rrugë zyrtare), kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi në mesditë një takim me Kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri. Në njoftim percillet vetëm një fjali per takimin ku thuhet se Berisha i uroi suksese. Më pas njoftimi vijon me nje cv te Xhaferrit dhe rezultatin e votimit
Në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi. Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota.
Prej vitit 2017 Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD.
Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës në fushën e arsimit.
“Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demokratike dhe së djathtës konservatore”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje