Bota

Masakër në një burg të Ekuadorit, mes 15 të vrarëve edhe bosi i drogës ‘El Patron’

Gazeta Si – Të paktën 15 të vdekur dhe 21 të plagosur është bilanci i masakrës së ndodhur në burgun e Latacugnas, në Cotopaxi, pasditen e së hënës në Ekuador.

Katërmbëdhjetë të plagosur u evakuuan në spitalet e Latacunga-s, thanë zyrtarët në një raport të natës.

Agjencia kombëtare e burgjeve Snai tha se të burgosurit kishin luftuar me armë dhe thika, pasi rojet nuk arritën të rifitonin kontrollin në kohë.

Mediat ekuadoriane raportojnë se mes të vrarëve në përleshjen ishte një bos i bandës së drogës, Leandro Norero.

I njohur me pseudonimin “El Patron”, siç quhen në botën e krimit trafikantët e mëdhenj të drogës, Leandro Norero Tigua, 34 vjeç, u arrestua majin e kaluar së bashku me gruan, vëllain dhe persona të tjerë, pasi dyshohet se drejtonin një strukturë pastrimi të parave me kompani fiktive.

Gjashtë persona të tjerë, gjatë disa bastisjeve të kryera në Santa Elena, Manabí dhe Guayas. Nga operacionet u gjetën 6 milionë dollarë para cash 24 shufra ari, armë, bizhuteri.

Incidentet janë regjistruar në pavionet e sigurisë së mesme dhe minimale. Ekipet taktike të Policisë dhe Forcave të Armatosura kanë kontrolluar situatën rreth orës 19:00.

Zyrtari shtoi se arsyeja e përplasjes do të jetë për shkak të një lufte për pushtet mes bandave kriminale që ndodhen në burg.

Norero Tigua, 35 vjeç, kërkohej në Peru për trafik droge, por përfitoi nga pandemia COVID-19 në Ekuador për të falsifikuar vdekjen e tij, pas atentatit në vitin 2019 kur një vrasës e qëlloi dy herë teksa po shihte një ndeshje futbolli në Samanes. Park, në veri të Guayaquil.

Ekuadori ka pasur një sërë përplasjesh të tilla edhe në të kaluarën.

Agjencia e lajmeve Efe thotë se më shumë se 400 kanë vdekur në ato përleshje që nga viti 2020.

Përplasja më e rëndë ishte në qytetin port të Guayaquil në shtator të vitit të kaluar, kur vdiqën më shumë se 120 të burgosur, shkruan BBC.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë