Politike

Grupi i Alibeajt dorëzon në Kuvend draftin për territorialen: Duam edhe 33 bashki

Grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për Ndarjen Administrativo-Territoriale”

“Mendojmë se ky projekt përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë. Janë të interesuar për të pasur qasjen e bashkive sa më pranë dhe mendojmë se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptarë, pasi janë të interesuar të kenë pranë shërbimet publike. Uroj që deputetët e PS-së të miratojnë një reformë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike”, – u shpreh Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit për reformën territoriale.

Në draft thuhet se organet e qeverisjes vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023, do të organizohen dhe funksionojnë bazuar në ndarjen administrativo-territoriale të përcaktuar në këtë ligj.

“Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 numrin total që janë kërkuar gjatë konsultimeve me qytetarët në të gjithë vendin. Kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit. Kemi dorëzuar interesat e qytetarëve…”, sqaroi Çupi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë