Grupi i deputetëve drejtuar nga Enkelejd Alibeaj depozitoi zyrtarisht raportin final për reformën territoriale, për shtimin e 33 bashkive (në total 94, nga 61 që janë aktualisht) dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone. Ky është i vetmi draft zyrtar i depozituar ndërsa “Rithemelimi” në anën tjetër ka përgatitur po ashtu një projekt që përngjan shumë në përmbajtje me atë të prezantuar nga grupi tjetër. Deri këtu zhvillimet diheshin.
Por ajo që ngjan për tu theksuar është një takim që te gjithe ambasadoret më peshë në vend zhvilluan në selinë e kryesisë së Kuvendit. Më shumë sesa biseda (pasi per territorialen vendosin numrat ne Kuvend) mori rendësi pjesëmarrja ku të ftuar nuk ishin asnjë nga deputetët e rreshtuar zyrtarisht me Rithemelimin e drejtuar nga Sali Berisha.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Frances, Zvicres, Britanisë së Madhe (zv.ambasadori) dhe përfaqësues të OSBE-së u takuan me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, Dhurata Çupin, Agron Gjekmarkajn, Grida Duman, Gazmend Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj.

Takimi mes tyre mund të konsiderohet krejtësisht politik sa kohë që në ate takim vetëm Dhurata Çupi ështe anetare e PD në komisionin për territorialen.

Nga deputetët e ftuar në takimin me ambasadorët Grida Duma deri më tash mbetet e papozicionuar. Ndërsa deputeti tjetër Agron Gjekmarkaj i është kthyer më shumë sesa angazhimeve të reja politike, misionit të vjetër, atij të analistit.
Takimi zgjati mbi një orë dhe asnjë nga ambasadorët nuk foli për mediat.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, Enkelejd Alibeaj tha se kishin folur lidhur me projektet e iniciuara nga PD përfshirë edhe atë territoriale.
“Objekt i takimit ishin të gjitha ato reforma që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje