Kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të caktojë një datë më të hershme për zgjedhjet lokale të 2023-it brenda periudhës kohore të përcaktuar.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se Presidenca duhet t’u japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre.
“Nw takimin me presidentin diskutuam disa çështje; njëra ka lidhje me zgjedhjet lokale të pritshme dhe çështja kryesore është data e zgjedhjeve. Ajo se çfarë i shpjegova presidentit të Republikës është që për sa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen që është mes 15 prill-15 majit, i sugjerova që do të duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre. Qëndrimi ynë është një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Shqiptarët kërkojnë të shprehin masivisht vullnetin e tyre”, shprehet Alibeaj.
Alibeaj njoftoi se i kërkoi gjithashtu Presidentit që të mos bëhet pengesë për reformën territoriale.
“Në momentin se kur presidenti do të flasë për të caktuar datën e zgjedhjeve i kërkova që të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale. Kuvendi ka vendosur zgjatjen e afatit deri më 21 tetor. I kërkova të mund të shprehej në një moment pas kësaj date për të mos u bërë pengesë apo për të mos krijuar keqkuptime. Ne jemi në angazhim për reformën territoriale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje