Politike

Shqipëria ‘presion’ NATO-s për ekzekutimin e Nenit 5 pas sulmeve kibernetike nga Irani

Shqipëria pësoi një sulm kibernetik më herët gjatë vitit, aq rëndë sa që qeveria konsideroi të bënte një deklaratë për NATO-n, që të gjithë vendet në të të përballeshin me Iranin, tha kryeministri Edi Rama.

Do të ishte hera e parë që një anëtar i NATO-s, do të përdorte një sulm kibernetik për të shfrytëzuar Nenin 5, që trajton sulmet kundrejt njërit anëtar, si sulm ndaj të gjithëve, duke kërkuar mbrojtje të përbashkët.

Së fundmi, Shqipëria vendosi që të marrë masa e të mos përshkallëzojë, as antagonizojë, aleatët e fuqishëm, tha Rama në një intervistë nga zyra e tij.  Ai nuk tha sa serioz ishte konsiderata për ekzekutimin e Nenit 5.

“Unë kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët për t’u thënë aty se çfarë duhet të bëjnë”, -tha Rama.

Diskutimi brenda qeverisë shqiptare për të përdorur Nenin 5 thekson debatin e gjatë nëse një sulm kibernetik do të jetë ndonjëherë aq serioz sa të kërkojë një përgjigje të përbashkët të NATO-s, që mund të jetë një hakmarrje po kibernetike, ose sanksione gjymtuese. Kjo është kosnideruar vetëm njëherë, pak ditë pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA, dhe përsëri nuk ishin shumë të sigurtë nëse ajo ishte apo jo edhe sulm kibernetik.  Anëtarët e NATO-s duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast se fuqizohet Neni 5, por ato e zgjedhin vetë se deri ku shtrihet reagimi i tyre.

Për Ramën, sulmi i korrikut që detyroi vendin të mbyllë faqet qeveritare të përdorura  për çdo gjë, nga pagesat utilitare deri tek marrja e patentave, ishte në kufi të Nenit.

“Është si të bombardosh një vend”, -tha Rama për sulmin që iu atribuua hakerave iranianë. 95% e shërbimeve shtetërore shqiptare ofrohen online. Ata tentuan të fshijnë të dhëna sensitive të qeverisë, por nuk ia dolën, tha Rama.

Në përgjigje, Shqipëria, shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke u bërë vendi i parë që merr një hap të tillë për një sulm kibernetik. Por Rama refuzoi ta çonte incidentin në NATO.

“Ishte shumë për ne, të mendonim dhe të vendosnim që NATO të përdorte Nenin 5”, -tha kryeministri.

Si kundërpërgjigje për shkëputjet e marrëdhënieve, hakerat iranianë sulmuan përsëri Shqipërinë në fillim të shtatorit, duke ndaluar disa sisteme të procedurave kufitare. Rama lajmëroi se vendi i tij pret sulme të tjera nga Irani dhe po punohet që të forcohet sistemi. 

Kufiri se kur NATO ekzekuton Nenin 5 është i paqartë. Qendra e Bashkëpunimit Kibernetik në NATO tha se aplikimi i tij për një sulm kibernetik është pak i turbullt, por i pajtueshëm.

Në 2018-n, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg tha se pyetet shpesh nëse në Nenin 5 përfshihen sulmet kibernetike dhe përgjigjia e tij ishte “do të shohim”.

Jim Lewis, drejtor i studimeve teknologjike në NATO tha se ata po punojnë për një menu alternativash si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik. “Do të jetë pak kaotike deri sa ne ta zgjidhim se çfarë mase mund të ketë efekt. “

Sulmet kibernetike iraniane mund të kenë shkaktuar përçarje të gjerë, por nuk çuan shkatërrim të përhershëm të sistemeve. Këto fakte, të shoqëruara me hapësirën e vogël të Shqipërisë për sa i përket gjeografisë dhe popullsisë, e bënë edhe më të largët ekzekutimin e Nenit 5.

“Nëse sulmi do të ishte më i dëmshëm, ata mund të merrnin pak ndihmë”, -tha Lewis. “Askush nuk është lënduar dhe vështirë ta përfshijmë në Nenin 5”.

NATO dhe anëtarët e saj e suportuan Shqipërinë pas sulmit të korrikut. NATO lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar sulmin dhe duke u zotuar të ofrojë mbështetje për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi agjencinë e inteligjencës së Iranit dhe udhëheqësin e saj, dhe Departamenti i Drejtësisë paditi hakerat e dyshuar iranianë për sulme të përhapura kundër infrastrukturës kritike globale.

FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës lëshuan një raport të përbashkët në shtator, duke detajuar se si hakerët iranianë fituan akses në rrjetet shqiptare 14 muaj përpara se të kryhej sulmi, duke vjedhur periodikisht emailet e lidhura me qeverinë e Shqipërisë. Qeveria britanike vuri në dukje në një alarm të veçantë se emailet e Ramës ishin ndër ato të aksesuara.

Rama vuri në dukje ndihmën e SHBA-së pas sulmit, e cila përfshinte dhënien e ekspertizës për të hetuar incidentin, si një “mbështetje të madhe” dhe vuri në dukje se Shqipëria është aktualisht në pritje të ndihmës financiare të SHBA-së për përpjekjet e mbrojtjes kibernetike.

“Çdo dollar që do të vijë do të vlerësohet shumë”, – tha Rama. “Unë mendoj se ata duhet dhe do të tregojnë se na mbështesin në këtë situatë.”/Politico.eu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë