Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e të mërkurës me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu.
PD njoftoi se në takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Agron Duka ka shpjeguar për mediat edhe mënyrën se si do të shkohet me kandidatë të përbashkët duke qenë se paralelisht PD-ja është futur në procesin e primareve. Duka tha se pjesë e këtij procesi mund të jenë edhe deputete që aktualisht janë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt.
“Kandidatura duhet të jetë e dakordësuar nga të gjithë forcat opozitare, përfshirë Berishën. Ai e mirëpriti parimisht dhe në detaje tha se do të diskutojë me partitë e tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të shkëputur nga grupi Alibeaj kanë shprehur gatishmërinë për kandidaturën e përbashkët. Rezultati i takimit me Berishën mu duk premtues, i gatshëm për bashkëpunim, Të njëjtën gjë kemi dëgjuar nga Meta. Nëse do të tentojmë të dalim me kandidatura, do të përsërisim 6 marsin dhe do të dështojmë.
Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të konkurrojnë në mënyrë të lirë përmes sondazheve në primare të hapura..” tha Duka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje