Politike

Video/ Marrëveshja e detit, Rama takim në Pragë me palën greke: Nuk ka ende konsensus

Ndërsa ndodhet në Pragë në Samitin për bashkësinë politike Europiane, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime bilaterale edhe me palën greke drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis për marrëveshjen për detin.

I pyetur me heret për këtë cështje nga mediat, Rama u përgjigj: “Do ulemi të flasim. Ky është një proces ligjor, ka një sërë rregullash, ka një sërë procedurash dhe ne do t’i respektojmë procedurat nga fillimi në fund sepse duhet të bëjmë shumë të qartë pozicionin tonë, duhet të bëjmë shumë të qartë çfarë ne synojmë në këtë proces dhe ai qëndrimi i unifikuar që kërkohet nga kjo gjykatë për çfarë synon njëra palë dhe çfarë synon pala tjetër, kërkon kohën e vet. Pra, nuk kemi një konsensus mes palëve…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë