Gazeta Si – Fjalët e Joe Biden për rrezikun e “Armagedon”-it bërthamor, janë vetëm zhurmë në sfond.
Pjesa më e madhe e fjalimit të Sergei Lavrov i kushtohet Volodymir Zelenskijt, pothuajse një “lustrim” i deklaratave të tij të fundit, të korrigjuara më vonë, më pas të keqinterpretuara sipas versionit ukrainas.
“Ne nuk mund të heshtim për çështjen e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore”, tha ministri i Jashtëm rus këtë mëngjes, teksa foli në një asamble të Rusisë së Bashkuar, partisë së tij dhe veçanërisht asaj të Vladimir Putinit.
“Ky diskutim është intensifikuar së fundmi. Në veçanti, ne nuk mund të heshtim për veprimet e pamatura të regjimit të Kievit që synojnë krijimin e rrezikut të përdorimit të armëve të ndryshme të shkatërrimit në masë. Me thirrjen e tij për të goditur vendin tonë, me veprime parandaluese bërthamore, Zelenskij i ka treguar të gjithë botës se çfarë lloj kërcënimesh synon kundër nesh. Përpjekjet e disa sekretarëve të tij për të pohuar se ai donte të thoshte diçka tjetër, janë qesharake. Të gjithë e mbajmë mend se si në janar ai shpalli dëshirën e Ukrainës për të zotëruar armë bërthamore, prandaj kjo ide ka qenë e pranishme tek ai për një kohë të gjatë. Vetëm një ditë më pas, vëllezërit e tij polakë konfirmuan se edhe ata kanë të njëjtat ëndrra: të marrin armë bërthamore”.
Një hap përpara dhe tre mbrapa. Kështu është çdo herë. Pak orë para “Armagedon”-it të shkaktuar nga deklaratat e diskutueshme të presidentit amerikan dhe Zelenskijt, Ministria e Jashtme ruse kishte lëshuar një deklaratë që ishte thuajse befasuese në qartësinë e saj.
“Federata Ruse nuk ka ndërmend të marrë pjesë në ngritjen e nivelit të retorikës bërthamore. Moska është e përkushtuar të respektojë parimin e papranueshmërisë së luftës bërthamore”.
Duhet shtuar, se deri më tani Ministria e Jashtme ruse ka rezultuar gjithmonë të jetë institucioni më i kujdesshëm dhe më i matur për këtë çështje të ndjeshme.
Ndërsa sigurisht që nuk mund të përkufizohet si një “pëllumb” në kuptimin e ngushtë, Lavrov ka siguruar vazhdimisht opinionin publik se energjia bërthamore, “nuk është një opsion i zbatueshëm”, për të cituar një fjali nga qershori i kaluar.
Tashmë duket se është marrë si pretekst largimi i presidentit ukrainas dhe Lavrov nuk përjashton më asgjë. “Veprimet e pamatura të regjimit të Kievit, kanë për qëllim rritjen e rrezikut të përdorimit të armëve të ndryshme të shkatërrimit në masë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje