Gazeta Si – Në samitin e Pragës, ku u krijua komuniteti i ri politik pa Rusinë, kryeministri Edi Rama pati rastin që të diskutojë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Edi Rama nxitoi një ditë më parë të japë idenë se nuk ka asnjë konsensus me Athinën zyrtare për sa i përket çështjes së detit dhe për këtë do të shkohet në Hagë.
Por mediat greke kanë zbuluar se nuk është kjo përplasje e përhershme mes Athinës dhe Tiranës.
Kryeministri grek në këtë takim nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tyre pronësore.

Më tej bëhet e ditur se Mitsotakis iu referua edhe delimitilimit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.
Pra, dy duket se janë kushtet për momentin për Athinën, deti dhe pronat e minoritetit grek. Këto duket se do të ndikojnë në procesin që Shqipëria ka nisur për negociatat, ku sinjalet e Athinës edhe nëpërmjet kryeministrit grek nuk kanë munguar që do të bllokojnë procesin, në rast të mospërmbushjes së këtyre kushteve, ku primare për momentin është përcaktimi i kufijve detarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje