Gazeta Si – Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, publikoi në rrjetet sociale takimin që pati me kryetarin dhe nënkryetaren e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, socialistin Eduard Shalsi dhe demokraten Sorina Koti.
“Faleminderit Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Parlamentit Eduard Shalsi dhe nënkryetares Sorina Koti për mundësinë për të dëgjuar për prioritetet e komisionit dhe për të diskutuar mënyrat për të rritur investimet amerikane në Shqipëri”, – shkruan Kim.
Diplomatja amerikane thotë se “rregulla të qarta, racionale (përfshirë pronën)+ procedura transparente+gjykata të pastra janë të nevojshme për të tërhequr më shumë investime nga të cilat përfitojnë më shumë njerëz”.
2/3 Clear,rational rules (including on property)+ transparent procedures+ clean courts are necessary to attract more investment that benefits more people. 🇺🇸 investors need to know that in event of disputes, courts in 🇦🇱 will render judgment based on law, not due to fear or favor
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 7, 2022
Kim nënvizon se investitorët amerikanë duhet të dinë se në rast mosmarrëveshjesh, gjykatat në Shqipëri do të japin gjykimin e bazuar në ligj, jo për shkak të frikës apo favorit.
“Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe biznesit. Reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë, ka të bëjë edhe me prosperitet për më shumë shqiptarë” – thotë ajo.
Ambasadorja Kim thekson më tej se të gjithë, jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit, duhet të kenë një mundësi të drejtë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje