Bota

Shpërthen cisterna me karburant në urën e Krimesë, më e gjata në Europë

Një depo karburanti ka shpërthyer në urën Kerç të Krimesë të shtunën(8 tetor) herët në mëngjes. Imazhet në mediat sociale tregojnë se një pjesë e rrugës së automjeteve dhe ura hekurudhore kishin rënë në ujërat poshtë saj, ndërsa flakët dhe tymi shihen duke djegur makinat hekurudhore sipër.

Sipas medias shtetërore ruse RIA ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.

Cisterna ndodhej 19 kilometra nga ura e Kerçit më e gjata në Europë dhe strategjikisht e rëndësishme sepse lidh rajonin e Krasnodarit të Rusisë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

“Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha në një postim në Telegram këshilltari i kreut të administratës ruse të Krimesë së pushtuar, Oleg Kryunchkov, duke shtuar se “harqet e anijeve të urës nuk u dëmtuan”.

Komisioni rus anti-terrorist ia atribuon zjarrin në urën në ngushticën e Kerçit shpërthimit të një automjeti të montuar me eksploziv.

Kohët e fundit Rusia ka thënë se ura është e sigurt, pavarësisht luftës, por në të njëjtën kohë ka kërcënuar Ukrainën me hakmarrje nëse forcat e saj përpiqen ta shkatërrojnë atë. Krimea ka parë disa shpërthime në muajt e fundit, ndoshta për shkak të operacioneve ushtarake ukrainase, si shpërthimi në një depo municioni në bazën ushtarake Dzhankoy në gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë