Politike

Rama kujton Fatos Nanon: Nuk do të kemi probleme me Melonin

Nga Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Itali ka folur edhe për Sky TV 24, në fokus kanë qenë edhe marrëdhëniet që priten me fqinjët pas ndërrimit të pushtetit.

Tashmë në Itali në pushtet ka ardhur e djathta me koalicionin Meloni, Salvini dhe Berluskoni.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin, që është përfaqësues i së djathtës në Itali, por gjithsesi Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon që ka qenë një kryeministër socialist i Shqipërisë.

Ju them këtë se ka pasur periudha që kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta. Nuk ka rëndësi përkatësia politike. Gjithsesi kemi një atmosferë politike, lidhjesh historike dhe janë të hershme lidhjet tona”, theksoi Rama.

Për kryeministrin shqiptar Shqipëria tashmë është një Itali në rrëmujë, e rrëmujshme.

“Nuk mendoj se do të kemi probleme me qeverinë e ardhshme italiane. Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Sepse ne i përkasim të njëjtës histori, Berluskoni do të kishte qenë një socialist i mirë.

Në Itali ka diçka të mirë për Shqipërinë, sepse cila do të jetë në krye, si e majta dhe e djathta, për ne nuk është problem”, tha ndër të tjera Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë