Politike

Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike

Gazeta Si – Qeveria ka vendosur të zgjatë me 6 muaj gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike.

Pasditen e kësaj të hëne, është vendosur që gjendja e emergjencës të zgjatet deri më 30 qershor të vittit 2023.

Gjendja e emergjencës ishte parashikuar që të zgjaste deri më 31 dhjetor të këtij viti, por duke parë situatën e fundit të krizës së energjisë elektrike, ajo do të shtyhet edhe për 6 muaj.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë