Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin, tha se sulmet në Ukrainë janë një përgjigje ndaj akteve të “terrorizmit” të Kievit, duke përfshirë urën e Krimesë.
Putin paralajmëroi gjithashtu se përgjigja e Moskës do të jetë “e ashpër” nëse Ukraina vazhdon të kryejë sulme terroriste në tokën ruse.
“Regjimi i Kievit ka përdorur prej kohësh metoda terroriste: këto janë vrasje të figurave publike, gazetarëve, shkencëtarëve”, shtoi ai.
“Këtë mëngjes, – vijoi Putin, – me sugjerim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas planit të Shtabit të Përgjithshëm rus, filloi një ofensivë masive ajrore, detare dhe tokësore me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë, kundër energjisë, komandës ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës. Nëse përpjekjet për të kryer sulme terroriste në territorin tonë vazhdojnë, përgjigjet e Rusisë do të jenë të ashpra dhe do të përputhen me nivelin e kërcënimeve që i bëhen Federatës Ruse”, tha ai sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.






Të dielën në mbrëmje, Putin fajësoi “shërbimet speciale ukrainase” për shpërthimin e dhunshëm në urën e Krimesë, të cilin ai e përshkroi si “një akt terrorist që synon të shkatërrojë infrastrukturën kritike civile të Federatës”.
“Këtu është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se cili është”, ishte përgjigja e Mikhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë, në listën e të kërkuarve të shërbimeve të sigurisë të Ukrainës janë edhe Dmitry Medvedev dhe Maria Zakharova.
Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Novosti”, duke cituar informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kievit.
Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë e ish-presidenti i vendit, si dhe zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, që drejtohet të Sergej Lavrov, janë në shënjestër të “007”-ve ukrainase për shkak të gjuhës së tyre të ashpër sa i takon luftës në Ukrainë, shton agjencia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje