Politike

Rama takim ‘sekret’ me Erdogan në Turqi, para fjalimit në Strasburg

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Ankarasë për t’u takuar me mikun e tij, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Takimi është mbajtur sekret dhe ai u bë publik vetëm nga mediat turke dhe më pas, vetë Edi Rama u detyrua që të bënte një postim në rrjetet sociale, pa bërë ndonjë koment specifik për këtë udhëtim “engimatik”.

Mediat turke shkruajnë se takimi me dyert të mbyllura në pallatin presidencial kanë zgjatur për rreth tre orë. Udhëtimi i Ramës drejt Ankarasë përveç zhvillimeve dhe raportove ndërmjet dy vendeve mund të lidhet dhe Asamblenë e Këshillit të Europës. Më 12 tetor Rama do të mbajë një fjalim përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe pikërisht do të ndërhyjë në sesionin kur do të flitet për respektimit e të drejtave të njeriut nga ana e Turqisë.

Kjo rezulton në agjendën zyrtare të publikuar nga Keshillit i Europës. Sakaq Rama mendohet se do të zhvillojë takime sa i përket raportit të Dick Marty-t kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzon se ushtria ka kryer krime dhe transplantim organesh të serbëve. Parashikohet që Kryeministri Edi Rama edhe gjatë fjalimit të tij para kësaj Asambleje të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Shqipëria miratoi kohë më parë në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë