Politike

Rezoluta e Dick Marty, kërkesa e Ramës ndaj Këshillit të Europës dhe çfarë ndodh më pas

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, që ndodhet ne Strasburg si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në Facebook takimin e parë të zhvilluar aty me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox që sa duket është fokusuar pikërisht tek fjala që do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama për rishikimin e rezolutës së senatorit zvicerian Dick Marty. Balla ka përcjellë gjithë procesin e ndjekur dhe se çfarë kërkohet konkretisht në Strasburg.  

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara…

Konkretisht, Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues  dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011)

Por cfarë ndodh më pas?

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli.

Sipas këtij rregulli, një mocion për rekomandim apo rezolutë duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë pesë delegacioneve kombëtare, ose duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar dhe votuar brenda një komisioni, mund të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë