Në dorëzimin e progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë si ambasadorja e BE-së në Tiranë ashtu edhe Zv/Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin te qarta ne qëndrimet e tyre për dy debate të ditës ajo për amnistinë fiskale dhe te ashtuquajturat ’pasaporta të arta”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Balluku tha se kjo nismë nuk vë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe se nuk do të merret asnjë vendim pa marrë këshillat e vendeve partnere.
“Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, tek vlerësimi që vjen në raport është një vlerësim hipotetik. Mund të sjellë atë problematikë duke qenë se bëhet fjalë për atë draft, pra mund vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe është e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetike, duke qenë se këtë draft e kemi të hapur me partnerët.

Amnistia fiskalë ka kaluar si rrallë herë më parë një proces shumë të rëndësishëm. Atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë 500 mijë shqiptarë dhe janë përgjigjur 60 % të tyre po kësaj amnistie, e cila kryesisht ka për synim legalizimin e parave të ardhura nga emigracioni. Megjithatë unë dua të theksoj se gjatë këtij procesi do të merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces që kanë kaluar në mënyrë të përsëritur në disa nga vendet e BE. Nuk e kemi shpikur ne rrotën, ne i referohemi praktikave të tjera që kanë ndodhur në vendet e BE. E garantoj ambasadoren që ky do të jetë një proces që vazhdon konsultimet dhe nuk do të qëndrojmë pa i marrë parasysh gjetjet dhe pa i lexuar shqetësimet e komisionit.
Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicionin i komisionit flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport”, tha Balluku.
Ndërsa Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, është shprehur se nisma e “Pasaportave të Arta” nuk është mënyra e duhur për dhënien e nënshtetësisë për shtetasit e huaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje