Petrit Vasili tha se do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Në një deklaratë për mediat, Vasili e ka cilësuar nul vendimin e Prokurorisë ndërsa shton se nuk është respektuar asnjë nga detyrimet e ligjit, si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje.
“Ky vendim i Prokurorisë është nul, pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës, pa kryer asnjë hetim, mos dhënia e dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si dhe mos dhënia e dokumenteve edhe nga vetë Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen totalisht për fyti të drejtësisë dhe gjithë institucioneve nga Edi Rama.
Ky vendim, do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë gjykatë. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund, nëse është e nevojshme, edhe në gjykatat ndërkombëtare”, tha Vasili.
Padia e Metës erdhi pas akuzave që u bën ndaj tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje