Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet për një vizitë në SHBA. Basha nuk ka publikuar ende foto apo njoftim zyrtar rreth vizitës së tij përtej Atlantikut por stafi i afërt i tij ka shpërndarë foto të Bashës ku duket në një forum të organizuar nga Qendra Amerikane për Studime Strategjike në Washington DC në një bisedë me presidenten e BERZH-it Renaud-Basso.

Këto janë fotot e para të Lulzim Bashës në mos edhe vizita e tij në SHBA pas shumë muajsh interpretimesh kryesisht nga kryetari i PD-së, Sali Berisha se ai nuk lejohet të shkojë ne SHBA apo edhe një tjetër lajmi të publikuar në disa media pak kohë më parë të konfirmuara sërish nga Berisha se ai ishte njoftuar në Itali vendi tranzit për në SHBA që të kthehej pasi nuk do të lejohej të futej në tokën amerikane.
Dalja e fundit e Bashës nga selia blu ishte me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Eskobar i cili muaj më parë njoftonte për mediat pas takimit të zhvilluar se mezi e priste Bashën për një vizitë në SHBA.
Nuk dihet se cila është axhenda e Bashës në SHBA dhe as nëse do të takojë ndonjë përfaqësues të DASH. Ajo që dihet deri me tash është pjesëmarrja e tij në një forum dhe fotot të publikuara nga vetë njerëz të afërt të tij.
Vizita e Bashës atje vjen në një kohë kur është akuzuar se partia që ai ka drejtuar në vitin 2017 ka marrë fonde të paligjshme ruse përmes një kompanie lobimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje