Hapja e një llogarie në rrjetet sociale “Tik-Tok” nga kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nxitur “xhelozinë” te aleatët e tjerë.
I pari që e ka kopjuar ka qenë Ilir Meta, që ditën e premte(14 tetor) ka postuar një video në këtë rrjet social, duke kapur duke u larë në pishinë një tjetër aleat të Berishës, kryetarin e PDK-së, Nard Ndokën.
@tiktokulirise O fitore, o s'ka! ✌️🇦🇱 #fyp #albania ♬ original sound – tiktokulirise
“O Nardi por çfarë bën o burrë, për ça po bën stërvitje për fitore apo barazim”, i drejtohet Meta kreut të PDK-së. Ndoka i zënë ngushtë, i përgjigjet me sforco se po bën stërvitje për të marrë energji sa më shumë.
“Hajde forca Nardi fitore, forca”, i kundërpërgjigjet Meta, në Tik-Tokun që mban emrin e Lirisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje