Një shpërthim masiv është regjistruar në një minierë të linjitit në veri të Turqisë duke lënë të vdekur 14 punëtorë dhe të plagosur mbi 20 të tjerë.
Ministri i brendshëm i Turqisë,Suleyman Soylu tha se 28 të tjerë u shpëtuan me lëndime nga miniera e qymyrit në provincën bregdetare të Detit të Zi ndërsa me dhjetra punëtorë kanë mbetur të bllokuar.
Ministri i Energjisë, Fatih Donmez tha se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga lagështia e zjarrit, një referencë për gazrat e ndezshëm që gjenden në minierat e qymyrit.
Brenda minierës në momentin e shpërthimit kishte 87 punëtorë.
Agjencia private e lajmeve DHA citoi një punëtor që i tha guvernatorit Arslan se ai doli nga miniera me mjetet e tij. Ai përshkroi se ndjente një “presion”, por tha se nuk mund të shihte asgjë për shkak të pluhurit dhe papastërtisë.
Në fatkeqësinë më të rëndë të minierës në Turqi, gjithsej 301 njerëz vdiqën në vitin 2014 në një zjarr brenda një miniere qymyri në qytetin Soma, në Turqinë perëndimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje