Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë në një garë të ethshme përgatitjesh draftesh jo në raport me mazhorancën, por mes vedi.
Rasti më tipik është ai për dosjet dhe lustracionin, sa kohë që ky debat ka qenë gjithnjë “kalë” beteje i të djathtës
Grupi parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar deri më tani në Kuvend katër projektligje që lidhen me dekomunistizimin: Projektligji për shpalljen muze kombëtar të Spacit dhe kampit të Tepelenës; (ii) Projektligji për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit: (iii) Projektligji për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist; dhe (iv) Projektligji për lustracionin.
Në anën tjetër edhe grupi i drejtuar nga Sali Berisha ka dorëzuar një draft të saj për lustracionin.
Por për dosjet është depozituar një nisme ligjore edhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Të gjitha draftet kërkojnë shumicë të thjeshtë votash në Kuvend.
Që do të thotë se për PD-në rrruga e negociimit me PS do të ishte më e lehtë sa kohë që vetë ajo edhe e gjitha bashkë nuk i ka.
Por në këtë rast debati duhet parë diku tjetër. Asnjë nga grupet në PD nuk ka mbështetjen maksimale dhe më shumë sesa miratimi i tyre në Parlament, draftet tregojnë “luftën” brenda saj dhe balancat brenda vetë grupit.

Nëse vëren emrat e firmëtarëve (pa llogaritur Bashën dhe Berishën), vihet re edhe një palë e tretë që nuk firmos as në njërën anë dhe as në tjetrën.
Afrim Krasniqi ka komentuar këtë situatë duke ballafaquar edhe dy grupet firmëtare.
“Opozita nuk ka 50+1% vota parlamentare, ndaj nismat ligjore për dosjet & lustracionin kanë vetëm një vlerë: testojnë grupimet brenda saj. PD1 ka 22 firma mbështetëse, PD2 ka 16 firma, në total 38 (nga 52 të zgjedhur më 2021). Po 14 të tjerët? Në pritje? Në kërkim të “Rruga e tretë”? Koha për balancë numrash apo për parime & vlera? “, vëren analisti Krasniqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje