Gjatë ndërhyrjes në panelin e kongresit të eurosocialistëve që po mbahet në Berlin, Kryeministri Edi Rama u fokusua tek kriza energjitike për të hequr një paralele ndaj BE-së kur vjen fjala tek ndihmat me atë që ndodhi gjatë pandemisë.
“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, I cili nuk është i njëjtë me pandeminë por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.
Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit.
“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po I jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por nga an tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanc në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të marrë dicka në këmbim, ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinjë të punojnë si infermier apo doktor, Por ne duhet të ndihmohemi gjithashtu, s’mund të funksionojë vetëm në një formë”, tha Rama.
Rama mbajti një fjalim jashtë minutazhit strikt që e kërkon paneli duke sjellë një moment edhe ndërhyrjen e drejtueses se panelit.
“Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!
Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur tha: ‘Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”, reagoi Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje