Bota

Rusia bllokon deklaratën e FMN-së. Ukraina në fokus

Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dështoi të arrijë marrëveshje për lëshimin e një komunikatë që kërkon që Rusia t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë, gjatë takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, ku ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore po diskutojnë për vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse.

Ministrja e Ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino, tha në një konferencë për media, më 14 tetor, se Rusia përsëri bllokoi lëshimin e një komunikate të përbashkët gjatë një takimi të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar.

Calvino tha se lufta është “elementi më i rëndësishëm që ngadalëson rritjen ekonomike dhe gjeneron inflacion, paqëndrueshmëri, pasiguri ushqimore dhe paqartësi”./REL


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë