Gazeta Si – Një zjarr i madh shpërtheu në burgun Evin në Teheran, Iran, pas trazirave të të burgosurve që preku seksionin 7 të objektit.
Dëshmitarët thanë se u dëgjuan të shtëna armësh dhe grupe njerëzish u mblodhën pranë burgut duke bërtitur me parulla të ndryshme.
Disa video të postuara në Tëitter tregojnë tymin që ngrihet nga burgu ku mbahen ata që konsiderohen të burgosur politikë.
Autoritetet thanë se situata ishte “plotësisht nën kontroll”. Flakët u vunë nën kontroll më vonë, por revolta shkaktoi të paktën 8 të plagosur, sipas zjarrfikësve, të cituar nga agjencia e lajmeve e Republikës Islamike (Irna).
Gunshots can be heard from Evin Prison and smoke can be seen.#MahsaAmini #IranRevolution#مهسا_امینیpic.twitter.com/ut5Ds0Oup9
— 1500tasvir_en (@1500tasvir_en) October 15, 2022
Sipas asaj që mësohet, pjesa e prekur nga zjarri është seksioni 7 I burgut, ku të arrestuarit janë mbyllur provizorisht në pritje të gjykimit.
Shumica janë persona të arrestuar gjatë demonstratave të fundit. Rebelët dyshohet se i vunë zjarrin një dyqani veshjesh, ku thuhet se ata u ndanë nga të tjerët, të cilët u kthyen në qelitë e tyre.
Sipas dëshmitarëve, në burg janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh. Policia hodhi gaz lotsjellës edhe ndaj familjarëve të mbledhur rreth burgut, aktivistëve dhe studentëve që u arrestuan gjatë protestave pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Zjarri vjen ndërsa Irani vazhdon të tronditet nga trazirat më intensive në dekada. Të shtunën janë zhvilluar sërish protesta në mbarë vendin.
Ka raportime se qindra të arrestuar gjatë protestave janë dërguar në burgun Evin. Në videot e shpërndara në internet për zjarrin në burgun Evin dëgjohen në sfond thirrjet “vdekje diktatorit”, një nga parullat kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje