Gazeta Si – Disa shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev, vetëm një javë pas sulmit që la të vdekur 19 persona.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko bëri të ditur se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Kievit ishin dëmtuar.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikaze.
Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në orën e pikut, në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur.
Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale , tha Paul Adams i BBC-së, i cili ndodhet në qytet.
Duke shkruar në faqen e mediave sociale Telegram, Z. Klitschko tha se ata ishin në lagjen Shevchenkivskiy, i cili u godit nga disa sulme javën e kaluar.
Ai tha se ekipet e shpëtimit ishin në vend dhe u tha banorëve të qëndronin në strehimoret e sulmeve ajrore.
Yermak tha në Telegram se sulmi ishte nga dronët kamikaze dhe se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Dronët, që thuhet se i janë furnizuar Rusisë nga Irani, mund të qëndrojnë pezull për orë të tëra përpara se të zhyten në objektiva dhe të shpërthejnë. Ukraina thotë se Rusia i ka përdorur më parë.
Irani mohon furnizimin e tyre me Rusinë dhe Rusia nuk ka komentuar.
Ato janë armë të vogla ajrore, të njohura edhe si “predha endacake”, që shkatërrohen pasi godasin objektivin.
Ndryshe nga dronët e tjerë, që kthehen në bazë, pasi lëshojnë predhat, dronët kamikazë përdoren vetëm një herë.
Fjala “kamikazë” vjen nga pilotët japonezë gjatë Luftës II Botërore, të cilët përplasnin avionët e tyre në anijet armike gjatë misioneve.
Kjo është hera e parë që prej fillimit të luftës që Rusia shënjestron qendrën e Kievit dhe vjen pasi Putini deklaroi se nuk do të kishte më luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje