Politike

Foto/ Apeli shtyn vendimin ndaj tij, Salianji bën bashkë deputetët e PD

Është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit seanca për dosjen “Babale” e për pasojë edge vendimi ndaj deputetit Ervin Salianji. 

Seanca e radhës do të mbahet më 9 nëntor, në orën 14.00.

Ervin Salianji akuzohet nga Prokuroria se ka kryer kallëzim të rremë në dosjen “Babale” së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Qysh prej shpalljes  ‘non ngrata’ të Berishës, deputetët e rreshtuar sa me njërën palë apo me tjetrën janë parë të gjithë bashkë para se Apeli të shtynte vendimin.

Deputetet e PD bashke me Salianjin ne nje kafe prane Gjykates se Apelit

Në tre tavolina të ndryshme por me një qëllim, deputetët u panë bashkë me deputetin Salianji.  

Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi nga drejtësia të jetë më e shpejtë dhe më e vendosur ndaj kësaj çështjeje.

“Edhe sot u gjet një arsye po themi nga ai që është bërë sebep i akuzës për të shtyrë seancën në publik. Prokuroria dhe drejtësia e komanduar nuk ka bërë asnjë hetim për hetimin e drogës, ka bërë një paçavure. Mendoj se drejtësia duhet të jetë më e shpejtë më e vendosur.

“Di një gjë që kjo çështje e nxjerr me shpejtësi duhet të mbyllet me shpejtësi, dyshimet e mia janë që mos ketë më një rishqyrtim. Nuk është e domosdoshme të jetë avokati se është prokuroria. Për të gjithë ata që thonë që deputetë që marrin pjesë në seanca është presion, është siç kemi bërë në çdo seancë, është inkurajim për drejtësinë. Qeveritë bëjnë presion sin ë këtë rast, të përfshirjes për të disatën herë në trafik droge, apo të njerëzve të tyre të afërt, në veprimtari të paligjshme”, tha Salianji.

Salianji u dënua në dhjetor 2019 me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen e njohur “Babale”

Sipas gjykatës ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj në një çështje trafiku droge në Vlorë.

Por fjalën e fundit e vendos Apeli që deri më tash e ka shtyre disa herë vendimin ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë