Bota

Brazil, akuza mes Bolsonaros dhe Lulës në përballjen televizive para balotazhit

Gazeta Si – Transmetimi i parë ballë për ballë televiziv në Brazil mes Injacio da Silva Lulës dhe Jair Bolsonaros përfundon në barazim, në funksion të balotazhit për zgjedhjet presidenciale të 30 tetorit.

Udhëheqësi i Partisë së Punëtorëve udhëhoqi bllokun e parë, duke e tërhequr zvarrë Bolsonaron në fushën e betejës së keqmenaxhimit të pandemisë dhe vonesave të vaksinave, duke e detyruar atë t’u përgjigjet pyetjeve të pakëndshme dhe duke e quajtur “gënjeshtar” dhe “fytyrë bronzi” disa herë.

“Ti je gënjeshtar, gënjen çdo ditë”, tha Lula në një shkëmbim akuzash, duke sulmuar kundërshtarin politik.

“Ju nuk mund të vini këtu për t’u thënë njerëzve këto gënjeshtra”, – përgjigjet Bolsonaro.

Në fillim të muajit Lula mori numrin më të madh të votave në raundin e parë me 48% të preferencave krahasuar me 43% të Bolsonaros.

Të dy kryqëzuan akuzat për “lajmet e rreme”, një mjet që karakterizoi fuqishëm të gjithë fushatën elektorale, deri në rastin e fundit të bujshëm të kësaj fundjave me konkluzionet për pedofilinë e Bolsonaros, në një video të shpërndarë nga e majta dhe e cilësuar si “false”, bazuar në një vendimi të Gjykatës së Lartë Zgjedhore.

Akuzat në bllokun e tretë të përballjes i drejtooi Bolsonaro, i cili, i mbështetur nga ish-gjyqtari kryesor i Lava Jato (Duart e Pastra braziliane) Sergio Moro, e detyroi Lulën të fliste gjatë për skandalin e lidhur me gjigantin e naftës Petrobras, duke shkuar aq larg sa ta përkufizojmë “turp për vendin”.

Sipas sondazheve, ish-presidenti, i cili sundoi midis 2003 dhe 2010, mbetet favorit, edhe pse epërsia e tij është tkurrur ndjeshëm.

Të dy kandidatët u fokusuan në çështje që përfaqësojnë një pikë të dobët për kundërshtarin: për Bolsonaron, pandemia Covid-19 që vrau 680 mijë brazilianë, për Lulën skandalet e korrupsionit që përfshijnë partinë e tij, atë të Punëtorëve.

Lula dhe Bolsonaro pritet të marrin pjesë në një tjetër debat para votimeve në Globo TV, rrjetin më të njohur në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë