Armando Subashi dhe Eriselda Sefa janë dy emrat që janë hedhur jo rastësisht në media si dy kandidiatët që janë konfirmuar për një tjetër mandat kryebashkiaku; njëri në Fier e tjetra në Lushnjë.
Subashi dhe Sefa jane dy emrat pas Erion Veliajt për Tiranën. Emrin e Veliajt e ka konfirmuar edhe Rama. Ndërsa nuk dihej qëndrimi për Subashin dhe Sefën. Për këtë të fundit, të gjitha sondazhet flisnin për një rikandidim nisur edhe nga rezultatet në këtë bashki. Për Subashin gjithcka sa duket është konfirmuar pas mbledhjes së kryesisë së PS-së të hënën.
Armando Subashi ka qenë një ndër njerëzit më të preferuar të Edi Ramës, por lakimi i emrit të tij tek incenerarorët, paraqitja në SPAK, një raport i gjatë i KLSH për abuzime me fondet publike, si dhe akuzat jo të vogla që kishte hedhur pak kohë me parë Petro Koci (edhe pse Subashi shprehej se nuk ishin për të) vunë në pikëpyetje rikandidimin e tij.
Me hedhjen e qëllimshme në treg të dy emrave, gjithcka merr fund. Subashi dhe Sefa tashmë kanë filluar fushatën për një mandat tjetër në krye të bashkisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje