Paralelisht me diskutimin e nismës së PS për dosjet që në thelb ka si qëllim përjashtimin e Ilir Metës nga politika, Petrit Vasili në anën tjetër ka shtuar akuzat ndaj Autoritetit të Dosjeve bashkëngjitur edhe pakënaqësinë ndaj organit të akuzës që rrëzoi hetimin pas një padie të ngritur nga Ilir Meta.
“Avokatit nuk iu është dhënë informacioni. Ndërkohë që ai ka të drejtë ligjore të njihet me të gjitha hapat, kur ka ardhur informacioni, kur ka hyrë, çfarë është diskutuar në Konferencën e kryetarëve, protokolli, me çfarë dokumentesh është punuar se me datën 26 dokumentet nuk ishin deklasifikuar, ishin sekret.
Janë shkelje njëra më e tmerrshme se tjetra. Por bllokimi i informacionit, veprimi i këtij grupi me regji është provë asgjësuese e një faji i cili nuk mund të fshihet, manipulohet dhe s’mund t’i shpëtojë hetimit, pavarësisht nga qëndrimi si pjesë e grupit për fat të keq i Prokurorisë që ka vendosur të mos fillojë hetimet.
Kjo rëndon Prokurorinë, por as nuk e fsheh dhe as nuk e mohon dot të vërtetën e shkeljeve shumë të rënda ligjore që konsumuan të gjithë me radhë nga Autoriteti deri tek Kuvendi, i cili është bërë pjesë totale e këtij grupi që vepron për qëllim politike, shantazhi për të goditur jo vetëm Ilir Metën, dështoi pa filluar, por për të goditur pluralizmin.
Të shkuarit deri në fund të kësaj çështje në të gjitha nivelet e gjykimit në Shqipëri dhe po e lypi puna deri në Gjykatën Ndërkombëtare, është mision jo vetëm në emër të qytetarëve por në emër të shtetit të së drejtës dhe funksionimit të ligjit në këtë vend”, tha Vasili
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje