Politike

Partia e Lirisë: Nga viti 2017 në Tiranë janë dhënë 6.5 mln metër katror leje ndërtimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë një video në Facebook, ku në një nga daljet e tij televizive, kryebashkiaku Erion Veliaj premton se nuk do të ketë ndërtime pallatesh në Tiranë.

Por, sipas Blushit, nga vitit 2017 deri në 6 mujorin e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi.

“Pasioni më i madh i “Rilindjes” është të shkelë premtimet. Nga vitit 2017 deri në 6 mujorin e parë të këtij viti në Tiranë janë dhënë 6.5 milionë metër katror leje ndërtimi. Një rekord historik, dëshmi e barbarisë së pashembullt, shpërfytyrimit dhe asfiksimit të kryeqytetit nga betoni.

Ndaj Tirana është sot ndër qytetet e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, të ajrit, të transportit, të parkimit, për nivelin e lartë të ndotjes, zhdukjes së gjelbërimit dhe shkatërrimit të hapësirave publike”, komenton Blushi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë