Gazeta Si – Vladimir Putin shpalli ligjin ushtarak në rajonet ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk, të cilat Moska i aneksoi kohët e fundit pas një referendumi, vlefshmëria e të cilit nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.
Njoftimi u bë nga presidenti rus gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili ishte mbledhur sot.
Sipas Putin, regjimi i Kievit “vazhdon të refuzojë” çdo propozim negocimi: “Ligjet kushtetuese për pranimin e katër rajoneve të reja në Federatën Ruse, kanë hyrë në fuqi, – tha ai. – Regjimi i Kievit, siç e dini, ka refuzuar të njohë vullnetin dhe zgjedhjen e njerëzve, refuzon çdo propozim negocimi. Përkundrazi, bombardimet vazhdojnë. Njerëz të pafajshëm po vdesin”.
Putin says he's introducing martial law in the four partially occupied Ukrainian regions he annexed last month. This is portrayed as a technicality – he said it de facto already exists – but is a clear response to recent military setbacks as Ukraine's counteroffensive advances. pic.twitter.com/zTOanR1N1C
— max seddon (@maxseddon) October 19, 2022
Putin urdhëroi gjithashtu futjen e elementeve të ligjit ushtarak dhe vendosi një “nivel të mesëm reagimi” në 8 rajone të tjera (Krime, Krasnjodar, Belgorod, Briansk, Voronezh, Kursk, Rostov dhe Sevastopol) në kufi me Ukrainën.
Këto njoftime – për të cilat Rusia u informua falë një transmetimi të drejtpërdrejtë – sinjalizojnë një tjetër përshkallëzim nga Kremlini, i konsideruar i nevojshëm për të kundërshtuar një seri humbjesh të regjistruara nga trupat e Moskës në terren në Ukrainë.
Ndërsa Putin foli, autoritetet në Kherson – një nga 4 rajonet e pushtuara dhe të aneksuara nga Moska – urdhëruan popullsinë civile të evakuohej, duke pasur parasysh atë që është quajtur “sulm i afërt ukrainas”.
Kherson pritet të bëhet skena e një beteje të dhunshme mes trupave ukrainase dhe ruse në orët e ardhshme.
Çfarë do të thotë ligji ushtarak? Ligji ushtarak, i cili hyn në fuqi të enjten, pritet të përfshijë kufizime në lëvizjen e njerëzve, ndalim të tubimeve, censurë edhe më të rreptë dhe kompetenca më të zgjeruara për autoritetet policore.
Krerëve të rajoneve do t’u besohen kompetenca të reja për të përshpejtuar mobilizimin dhe që do të kenë të bëjnë me sferën ekonomike, atë të mbikëqyrjes dhe sigurisë dhe atë të mbrojtjes së territorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje