Në 30 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se reforma në drejtësi po jep rezultat, duke përcjellë edhe disa mesazhe të forta.
“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat të cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, por të domosdoshme dhe falë këtyre ndryshimeve Gjykata Kushtetuese është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar.
Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin.
Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar.
Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë”, tha Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje